‘Për 30 sekonda nuk mbeti as nam as nishan’, flet vëllai i kryefamiljarit që iu shkrumbua banesa në Pogradec: Shteti të ndihmojë për rindërtimin

12 Janar, 20:56

Vëllai i kryefamiljarit që kishte në pronësi banesën që u dogj në fshatin Leshnicë të Pogradecit tha për Report Tv se gjithçka ndodhi brenda 30 sekondash.

Sipas tij, shkak ishte një shkëndijë elektrike dhe për pasojë nuk është arritur të shpëtohet asgjë nga banesa ku jetonin 5 anëtarët e familjes së vëllait të tij H.A. Ndërsa bëri thirrje për ndihmë nga shteti për të rindërtuar shtëpinë e djegur, ai tha se do t’i mbante në shtëpinë e tij 5 anëtarët e familjes.