Për herë të parë jashtë BE, mbahet sot në Tiranë Samiti i Procesit të Berlinit!

16 Tetor 2023, 10:04

Sytë e gjithë Europës do të jenë ditën e sotme në Tiranë, ku do të mbahet për herë të parë Samiti i Procesit të Berlinit. Përfaqësuesit më të rëndësishëm të Bashkimit Europian, si dhe liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor do të marrin sot pjesë në këtë samit, i cili për herë të parë zhvillohet jashtë kufijve të BE-së dhe organizimi i është besuar qeverisë shqiptare.