Për herë të parë në Shqipëri kampionati ballkanik i veteranëve, në Korcë mbi 700 sportistë

18 Shtator 2021, 18:16

720 atletë nga vende të ndryshme të botës janë përqëndruar së fundmi në Korçë ku për herë të parë në Shqipëri po mbahet kammpionati Ballkanik i Atletëve Master. Ky aktivitet do të zgjasë për 3 ditë, ndërsa atletët pjesmarrës e velrësojnë shumë garën.

Garuesi 1: “Ndjehem shumë mirë këtu. Jam nga Kosova. Do të marr pjesë në garimin 400 metra me pnegesa për moshën 55-59 vjeç. Ky është edhe një shans për të marrë pjesë në garën Ballkanike pasi nuk kam mundur ta bëjë diçka të tillë gjatë kohës që ishim në jugosllavi."