Për herë të parë në shtet, transplant i mëlçisë dhe pankreasit brenda vitit në Tiranë! ‘Mjekësia’ marrëveshje me 2 universitete italiane

25 Maj 2023, 17:08 | Përditesimi i fundit: 2023-05-25 17:09:44

Universiteti i Mjekësisë në Tiranë lidh marrëveshje me dy universitete italiane për të rritur kapacitetet e mjekëve në Shqipëri në realizimin e transplantit të organeve në shtet. Transplanti i mëlçisë dhe pankreasit pritet të realizohet për herë të parë në vendin tonë, ndërsa transplanti i veshkës, pritet që brenda vitit të kryhet edhe në shtet.