Për të dytën ditë me radhë, FNSH aksion ‘blic’ në Vlorë, në kërkim të eksponentëve të krimit

8 Tetor 2022, 21:06

Për të dytën ditë me radhë, FNSH dhe Operacionalja e Vlorës kanë zbarkuar në Vlorë teksa vijojnë aksionin e tyre blic në hyrje të qytetit të Vlorës. Forcat policore janë ndalur në rrethrrotullimin e Nartës bashkë me policinë e qarkut dhe po ndalojnë për kontrolle e automjetet e shtrenjta, apo ato të dyshuara si dhe me xhama të zinj.