Përçarja në PD/ Korreshi: Të formojmë grup negociator që të bashkohemi! Meçani: Basha lëviz fijet te grupimi Alibeajt! Dhori: Figurë e konsumuar, s’gjen më mbështetje

8 Mars 2023, 16:00 | Përditesimi i fundit: 2023-03-08 16:35:12

Pas vendimit të gjykatës së Apelit, e cila zhbëu vendimin e gjyqtarit Agron Zhukri, që i jepte vulën e PD-së Sali Berishës duke ja kaluar Enkelejd Alibeajt, përçarja në Partinë Demokratike është thelluar edhe më shumë. Megjithatë dy deputetët e Partisë Demokratike, Sajmir Korreshi dhe Ilda Dhori, të ftuar në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv, bëjnë apel që të gjendet një gjuhë e përbashkët që të dalin me një kandidat për zgjedhjet e 14 majit