Përçarja në PD, Salianji në Kontrast: S’ka vullnet për bashkim, Basha e do vulën për krijuar një parti më vete! Rithemelimi s’bëri përpjekje

19 Dhjetor 2022, 21:04

Dy palët në Partinë Demokratike nuk kanë arritur një konsensus për t’u bashkuar, por deputeti demokrat Ervin Salianji thotë se ka ende kohë për të arritur një marrëveshje për zgjedhjet lokale 2023. Ndonëse Sali Berisha ka caktuar kandidatët përmes primareve, Salianji thotë në Report Tv se mund të arrihet marrëveshje për bashki të caktuara dhe të fusin kandidatët e grupit tjetër në PD. Më të preferuarin Salianji thotë ta zgjedhin me sondazhe.