Përcillet sot për në banesën e fundit 7-vjeçarja, familjarët: Gjithçka ia kemi lënë në dorë drejtësisë

3 Gusht 2022, 12:18

Familja Avdia, e cila humbi një ditë më parë vajzën 7-vjeçare Jonada Avdia, pasi u përplas për vdekje teksa ishte duke notuar në plazhin e Potamit nga drejtuesi Arjan Tase, ka hapur sot dyert e mortit. Report Tv ishte pranë banesës së të miturës, të cilët sot do të përcjellin për në banesën e fundit në orën 15:00 vajzën, jeta e së cilës u pre në mes ende pa e nisur. Familjarët kanë thënë për Report Tv se gjithçka ja kanë lënë në dorë drejtësisë.

  •