Përdhunoi, vrau dhe braktisi në dyert e spitalit Marigona Osmanin, Dardan Krivaqa dënohet me burgim të përjetshëm, bashkëpunëtori me 15 vite

29 Korrik, 17:50

Gjykata Themelore në Ferizaj ka shpallur sërish fajtorë Dardan Krivaqën dhe Arbër Sejdiun, të akuzuar për vrasjen e Marigona Osmanit. Marigona Osmani ka qenë 18-vjeçare kur është vrarë, më 22 gusht të vitit 2021, në banesën e të akuzuarit kryesor, Dardan Krivaqa, në qytetin e Ferizajt. Në gusht të vitit 2023, Krivaqa është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Osmanit, ndërsa Arbër Sejdiu është dënuar me 15 vjet burgim për ndihmë në kryerjen e veprës “vrasje e rëndë”.

    No videos found.