Përdorimi i kortizonit gjatë COVID shtoi diabetikët! Endokrinologia: Te fëmijët është shtuar tipi 2

16 Gusht 2022, 13:08

Periudha e COVID-19, ka shtuar ndjeshëm numrin e personave me diabet për shkak të përdorimit pa kriter të kortizonit. Mjekja endokrinologe, Luftime Bruka tregon se kequshqyerja  dhe mungesa e aktivitetit fizik është një ndër shkaqet që ka shtuar diabetikët, ndërsa jep edhe këshilla për ekzaminimin e hershëm.