Përfaqësuesi i Serbisë: Në raundin tjetër të dialogut me Kosovën, flasim për Asociacionin e komunave me shumicë serbe

19 Prill 2023, 16:13

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë më 18 prill se rundi i ardhshëm i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i cili është paraparë të mbahet më 2 maj në Bruksel, do t’i dedikohet Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.