Përfaqësuesi ligjor i PD-së: Gjykata nuk e njeh Berishën, KQZ do regjistrojë anëtarët e Alibeajt për KZAZ-të

30 Janar 2023, 14:59 | Përditesimi i fundit: 2023-01-30 18:12:26

Lufta mes dy grupeve brenda Partisë demokratike tashmë është zhvendosur në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ku janë dorëzuar 2 lista me anëtarë të depozituar nën emrin e Partisë më të madhe opozitare në vend, por me dy vula dhe dy firma të ndryshme për zgjedhjet vendore të 14 majit. Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, Besart Logu foli për këtë çështje në Report Tv.