Përfshihet nga flakët anija me flamur panamez pranë Portit të Durrësit

14 Janar 2023, 16:49 | Përditesimi i fundit: 2023-01-14 17:38:36

Një anije pranë portit të Durrësit është përfshirë nga flakët. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërsa shërbimi hidrografik ka mbërritur në vendngjarje për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.