Përfshihet nga flakët banesa në Fier, shkrumbohen të gjitha orenditë shtëpiake

12 Shkurt 2023, 14:55 | Përditesimi i fundit: 2023-02-12 19:11:46

Një zjarr ka përfshirë një banesë në lagjen ‘Xhemaj’ në njësinë administrative Cakran në Fier. Flakët janë pikasur nga fqinjët dhe banorët e lagjes të cilët kanë njoftuar shërbimin zjarrfikës.