Përfshihet nga flakët një magazinë në Devoll ku mbaheshin zahiretë e dimrit! Shkak dyshohet një cigare, pronarët apel për ndihmë

4 Janar 2023, 20:38

Një magazinë është përfshirë nga flakët në Devoll ku mbaheshin zahiretë e dimrit. Mësohet se zjarri ka rënë në fshatin Ziçisht, dhe dyshohet se është shkaktuar nga një cigare aksidentalisht.