Përfshihet nga flakët një zonë me shkurre në Devoll, dyshohet e qëllimshme

26 Dhjetor 2022, 12:04

Një vatër zjarri është aktivizuar në zonën e Devollit, ku është përfshirë nga flakët një sipërfaqe me shkurre. Nga mbrëmja e djeshme janë identifikuar flakët në këtë zonë, ku menjëherë në të kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të Devollit për vënien në kontroll të flakëve.