Përfshihet nga flakët vendgrumbullimi i paligjshëm i mbetjeve te ish-Metalurgjiku në Elbasan, dyshohet i qëllimshëm

24 Nëntor 2021, 19:13 | Përditesimi: 24 Nëntor 2021, 19:13

Një tjetër vendgrumbullim i paligjshëm mbetjesh është përfshirë nga flakët këtë mbrëmje në Elbasan. Mësohet se vendgrumbullimi i paligjshëm i mbetjeve ndodhet në zonën e ish-Kombinatit Metalurgjik. Report Tv mëson se zjarrfikësja ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të shuar flakët, ndërsa dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.

Kjo nuk është hera e parë që mbetjet digjen në natyrë, duke shkaktuar kështu plagë mjedisore kancerogjene edhe pse ka impiante për përpunimin e tyre. Kujtojmë rastin e fundit në Fier, ku mbetjet urbane u dogjën dhe zona mbeti nën pushtetin e tymit. 

KT/Shqiptarja.com