Përfundojnë gërmimet për tunelin e Llogarasë, Rama: E gjithë vepra pritet të përfundojë në 1 qershor të vitit të ardhshëm

31 Janar 2023, 14:23

Kanë përfunduar gërmimet për tunelin e Llogarasë. Kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm ditën e sotme gjatë momentit kur është hapur i gjithë tuneli që pritet të rrisë standartet rrugore dhe të shkurtojë kohën e udhëtimit.