Përfundojnë zgjedhje lokale në Maqedoninë e Veriut, nis numërimi i votave

17 Tetor 2021, 20:53

Edhe në Maqedoninë e Veriut qytetarët i janë drejtuar sot kutive të votimit për të zgjedhur udhëheqësit e 80 komunave dhe anëtarët e këshillave komunalë. 1.8 milionë banorë kishin të drejtën e votës për të zgjedhur mbi 303 kandidatë për kryetarë komunash dhe këshillat e tyre bashkiakë.