Përfundon rivlerësimi i pasurive të paluajtshme, Lame: U mbyll me 2 gusht, dyndja e qytetarëve në 2 javët e fundit shkaktoi mbingarkesë

27 Gusht 2022, 10:57 | Përditesimi i fundit: 2022-08-27 13:24:57

Ka përfunduar procesi i vlerësimit të pasurive të paluajtshme! Kreu i Kadastrës, Artan Lame bëri me dije se procesi është mbyllur me datë 2 gusht dhe se në dy javët e fundit ka pasur një mbingarkesë për shkak të dyndjes së qytetarëve.