PEJË- Në prag të zgjedhjeve lokale që do të mbahen më 17 tetor, dy politikanë të Partisë Demokratike të Kosovës kanë vrarë me armë zjarrin njëri-tjetrin. Përkatësisht viktima kanë mbetur, Astrit Ademaj, i cili ishte kandidat për kryetar në Pejë dhe Blerand Kadrijaj, ish-kandidati për kryetar i Deçanit në vitin 2017, po nga partia e PDK-së. Dy viktimat dyshohet se kanë qenë në një lokal dhe fillimisht janë konfliktuar fizikisht, më pas ky konflikt ka agravuar deri në përdorimin e armëve të zjarrit, ku Ademaj dhe Kadrijaj kanë qëlluar me armë drejt njëri-tjetrit. Ndërsa i plagosur ka mbetur edhe vëllai i Astrit Ademajt, Avni Ademaj, i cili është arrestuar nga Policia. Policia ka sekuestruar dy armët e gjetura në vendngjarje. Sipas Zëdhënësit të Policisë, Driton Rugova, dy viktimat kanë mbërritur pa shenja jete në Spitalin e Pejës. “Rreth orës 20:20 minuta policia është informuar se në afërsi të shkollës Ekonomike në Pejë ka të shtëna me armë zjarri. Me të marrë informacionin policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është kuptuar se nga këto të shtëna tre persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar në spitalin rajonal në Pejë dhe gjithnjë sipas ekipit mjekësor, kanë konstatuar vdekjen e dy viktimave. Në vendin e ngjarjes janë njësitë relevante të policisë së Kosovës gjithashtu edhe Prokuroria e shtetit”, tha Rugova. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:20 në afërsi të shkollës Ekonomike “Ali Hadri” në Pejë. Ende nuk dihen rrethanat e plota të ngjarjes, por grupi hetimor ndodhet në terren dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.
Përgjaket fushata e zgjedhjeve vendore në Kosovë, dy politikanë të PDK-së vrasin me armë njëri-tjetrin! Sherri nisi në një lokal
Video të fundit në programin Sot, live në Shqipëri! Të gjitha
-
‘Arrestimi i Metës i nxituar’, Braho për Report Tv: Është i djegur politikisht! Veliaj? Dado u emërua nga noter në prokuror, e paligjshme
24 Prill, 16:21 -
‘Spiropali, një e revoltuar e kohës’, Braho: Braçe i vetmi socialist që mund të sjellë rinovim në PS
24 Prill, 15:39 -
Masakra e Gërdecit dhe 21 Janarit/ Braho: SPAK po zvarrit hetimet
24 Prill, 15:37 -
Ish-deputeti Braho në Report Tv: Shkëlzeni bleu gjysmën e Tushemishtit për ndërtime, merr leje si të kishte babanë në pushtet! Protestat e Berishës nuk e rrëzojnë Ramën
24 Prill, 15:16 -
‘S’ beson më njeri te një 82-vjeçar!’ Karaj: Në PD ka autokraci! Pas 23 majit, do të jetë edhe më antidemokratike! Kopliku e pranon: Mungesë disipline
24 Prill, 14:42 -
Paketa e Maleve dhe sfida e investimeve në tokat e ligjit 7501, ekspertët në Report TV: Nuk përfitojnë oligarkët, por banorët dhe emigrantët
22 Prill, 14:51 -
Alimehmeti: Gati të garoj për Bashkinë e Tiranës, s’kam ambicie në PD! Koçi: Mbështes Braçen, Berisha proteston për dominancë në opozitë
21 Prill, 15:35 -
Protesta e PD/ Rexhaj: Shqiptarët nuk i besojnë më opozitës, dhuna nuk e ndihmon të vijë në pushtet
20 Prill, 14:49 -
Masakra mjedisore në Bushat, eksperti: Të hetohet zjarri, duhet monitorim më i fortë për menaxhimin e mbetjeve
20 Prill, 12:34 -
‘Burgu duhet të jetë masë ekstreme’, Shabani: Paguajmë 10 mijë euro në vit për një të burgosur, 3 mijë për një student
17 Prill, 14:52 -
Berisha përballë titanit Rama/ Gjoni: Të plasë sherri brenda PD-së! Korreshi: Njerëzit nuk po hanë..
17 Prill, 14:41 -
Protestat e opozitës, Shabani vërejtje për policinë: Përdorimi i forcës, vetëm te personat që përbëjnë rrezik
17 Prill, 14:39 -
Zjarri te kompleksi ‘Arlis’, Shabani: Materialet e përdorura, task forca do të hetojë nëse lejohen në BE! Masa për zyrtarët që nuk zbatojnë ligjin
17 Prill, 14:35 -
Zjarri përpiu pallatin në kompleksin 'Arlis', çfarë po bën Bashkia e Tiranës për strehimin e banorëve? Dango për Report TV: Janë mobilizuar të gjitha strukturat
16 Prill, 14:39 -
Djegia e pallatit te ‘Arlis’, zjarrfikësi për Report Tv: Kur mbërrita gjendja ishte kaotike! Parkimet në rrugë na sjellin vështirësi për ndërhyrje
16 Prill, 13:23 -
'Fasada shpërndau zjarrin, mund të parandalohej',Kush është fajtori për flakët tek pallati 'Arlis''?
15 Prill, 14:53 -
Inxhinieri analizon në studio copën e fasadës së pallatit të djegur te ‘Arlis’: Material plastik, i ndaluar! Arkitekti: Ndërtimi vertikal po i kthen lagjet në oxhak
15 Prill, 14:00 -
Triumfi i opozitës në Hungari përballë disfatave të Berishës, Muharremi: Një non-grata nuk e çon dot para Shqipërinë! Kuçana: Duam qeveri teknike
14 Prill, 14:35 -
'S’flas shqipen standarde'/ Debat për gegërishten në Kuvend/ Daci ironizon: Ti themi Saliçkë Saliut
13 Prill, 14:12 -
'Ju pret fat i errët!' Zgjedhjet, DEBAT mes gazetarit e Kaprit: Gracka e Berishës do t’ju rrudhë...
10 Prill, 14:28
