Përgjaket fushata e zgjedhjeve vendore në Kosovë flet zv prokurori i Pejës

9 Shtator 2021, 12:05 | Përditesimi i fundit: 2021-09-09 14:50:23

Në prag të zgjedhjeve lokale, që do mbahen më 17 tetor, dy politikanë të Partisë Demokratike në Kosovë kanë vrarë me armë zjarri njëri-tjetrin. Viktima kanë mbetur Astrit Ademaj, i cili ishte kandidat për kryetar në Pejë dhe Blerand Kadrijaj, ish-kandidati për kryetar i Deçanit. Ndërsa është plagosur edhe vëllai i Astrit Ademajt, Avni Ademaj.