Gazeta gjermane 'Bild' publikoi sot 16 përgjime të reja nga dosja "184" mbi zgjedhjet vendore të vitit 2016 në Dibër. Një prej bisedave të përgjuara përfshin edhe kryeministrin Edi Rama më një zyrtar lokal, Arben Keshi, që kishte kompetencën e Partisë Socialiste në komunën e Maqellares.
Në bisedë, Rama e pyet nëse u arritën objektivat, pra nëse PS ka fituar apo jo, por në asnjë moment nuk flitet as për blerje votash as për manipulime. Përfaqësuesi i PS e qetëson Ramën duke e siguruar që nga informacionet e marra nga komisionerët, kishte pritshmëri të mëdha.
Nga biseda del dëshmia, të cilën Bild e anashkalon pa e përmendur fare, mbi veprimet e një bande të Partisë Demokratike të drejtuar nga ish-ministri i Brendshëm Flamur Noka që përndiqte dhe kërcënonte përfaqësuesin socialist. Në bisedë Arben Keshi tregon për një pritë gjatë natës, ku 50 veta e kishin ndjekur, por ai i shpëtoi në minutat e fundit duke u futur tek shtabi pranë hotelit ku ai flinte, por i kanë dhunuar djalin e tij.
Pra më shumë se blerje e votave nga ky përgjim del përpjekja për ta mbrojtur votën nga banda e Lulzim Bashës. Për të folur mbi këtë cështje ishte i ftuar sonte në emisionin '5 Pyetjet nga Babaramo' Flamur Noka, i cili shpjegoi rolin e tij në zgjedhjet e para tre viteve në Dibër.