Përgjimet e reja, i ftuar Ervin Salianji

26 Mars 2019, 15:59 | Përditesimi i fundit: 2019-03-26 16:00:02

TIRANE  - Ish-deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka paraqitur disa përgjime të reja nga dosja hetimore për çështjen "Babale". Salianji, i cili është marrë i pendehur për këtë çështje, thotë se bisedat e përgjuara tregojnë afrimitet dhe njohje mes drejtorit të Fierit në vitin 2018, Albert Nushi, dhe Fredi Alizotit, personi që nga hetimet rezultoi të ishte imituesi i zërit të Agron Xhafës, vëllait të ish-ministrit Fatmir Xhafaj që pretendohej se ishte pjesë e një audio-përgjimi për trafik droge. Salianji thotë se Albert Veliut, njohur si Babalja i janë ofruar shumë lekë për të ndryshuar dëshminë.

"Bashkëshortja dhe djali i Albert Veliut më kanë rrëfyer kërcënimet që kanë marrë dhe që nga dita kur janë publikuar përgjimet ata kanë shkuar të jetojnë në Bruksel. Në dijeninë time atyre nuk i është marrë dëshmi. Vetë Babalja ka dhënë tre dëshmi në Prokurori. PS i ka ofruar shumë para për të ndryshuar dëshminë. Babalja nuk e bënte dot ndërrimin e dëshmisë. Situata është skandaloze dhe po tentohet të kalohet në heshtje. Një prej tyre është drejtor në Fier dhe tjetri është transferuar nëndrejtor në Elbasan. Janë njerëz që i shërbejnë në mënyrë të tmerrshme vetëm partisë. Hetimet janë mbyllur. Më kanë çuar si të pandehur. Hetimet u mbyllën për shkak se unë ankimova vendimin. Unë kam marrë përsipër në emër të Partisë Demokratike. Unë kam marrë përsipër mbrojtjen e tij. Unë e kam takuar 'Babalen' shumë herë dhe i kam dhënë garancinë për publikimin. Ne u detyruam që të bënim një intervistë dhe e transmetuam ne në PD që atij të mos i ndodhte gjë. ", tha Salianji.