Përgjysmohet numri i studentëve në degën e Biologjisë, pedagogu: Vijnë me mesatare të ulët, profesioni i mësuesit në rrezik

17 Tetor 2022, 11:32

Megjithëse janë në protestë për rritje pagash e kushte më të mira pune, pedagogët në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, hasin edhe një problem tjetër, që është numri i pakët i studentëve që preferojnë të studiojnë për Matematikë, Fizikë, Kimi apo edhe për Biologji.

Në një prononcim për Report Tv pedagogu i Biologjisë, u shpreh se në këtë degë numri i studentëve ndër vite është përgjysmuar. Sipas tij nuk është vetëm kjo shqetësuese, por edhe fakti se studentët të cilët shkojnë në këtë fakultet, janë me mesatare kryesisht të ulët. Pedagogu tha se mungojnë politikat e Ministrisë së Arsimit për shpërndarjen e kuotave prioritare dhe për të shtyrë studentët drejtë studimit në Shkencat e Natyrës.