Peripecitë për familjet me të sëmurë mendorë në shtëpi! Report Tv sjell historinë e Fatbardhës: U sëmur kur lindi, s’ merr mjekimin! Rakacolli i orienton drejt zgjidhjes

25 Shkurt, 17:56

Ngjarje të fundit, kanë për autor, të sëmurë të shëndetit mendor dhe për pasojë opinioni është i ngarkuar emocionalisht kundër tyre. Por ata që kalojnë nëpër zinxhir sakrificash, janë familjarët, të cilët, jo vetëm të pambrojtur, iu duhet të bëjnë përpjekje tej limiteve për tu kujdesur për pacientin. I tillë është rasti i Marie Gjokës, vajza e së cilës, në gjendje të rëndë, agresive dhe që nuk merr mjekimet, kërkon dikush ta ndihmojë. Report Tv, bisedoi edhe më zv/ministren e Shëndetësisë Rakacoli, e cila u bënë thirrje njerëzve, që për çdo shqetësim, emocional apo mental, t’i drejtohen mjekut