Përjashtimet në PD, Kapllanaj në ‘Report Tv’: Vendimi i Kryesisë me konsensus! Nesturi: Protesta e 8 janarit dogji çdo urë bashkëpunimi! Berisha e Basha s'e kanë shumicën

11 Janar 2022, 14:24

Situata në Partinë Demokratike, përplasjet Berisha-Basha dhe protesta e dhunshme e ish-kryeministrit të shtunën e 8 janarit ishte temë diskutimi mesditën e sotme në emisionin 'Sot Live në Shqipëri' me gazetarin Andi Kapxhiu në Report Tv. Të ftuar ishin anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Agron Kapllanaj dhe analisti Plator Nesturi.

Agron Kapllanaj, i cili ka qenë edhe në mbledhjen e djeshme të Kryesisë së PD, komentoi përjashtimin e Sali Berishës, anëtarëve të Komisionit të Rithemelimit dhe pezullimit të disa deputëve.