Përjashtimi i Bardhit, Bejko për Report Tv: Kush shkel statutin ikën nga PD! U bashkua me ‘non gratën’, deri dje e akuzonte për Gërdecin

13 Tetor 2023, 18:06

Partia Demokratike përjashtoi Gazment Bardhin, ndërsa kjo solli shumë reagime në radhët e opozitës. Nënkryetari i PD, Roland Bejko i ftuar në Report Tv thotë se kushdo që shkel statutin e PD apo bashkohet me një organizatë tjetër politike do të përjashtohet nga partia.