Përkujtohet 107-vjetori i tragjedisë malazeze në Shëngjin, 400 emigrantë humbën jetën nga mbytja e anijes në 1916-ën

7 Janar 2023, 15:02

400 persona, emigrantë malazez në kontinentin Amerikan, humbën jetën me 6 janar të vitit 1916, pasi anija që po udhëtonin ndeshi në një minë nën ujore dhe u fundos në afërsi të portit të Shëngjinit. Në përkujtim të kësaj tragjedie, në Shëngjin u organizua një veprimtari përkujtimore, ku të pranishëm ishin autoritet malazeze e shqiptare si dhe pasardhës të viktimave.