Përkujtohet Kacifas, flasin nëna dhe motra, policia nuk lejon grekët në kufi

8 Dhjetor 2018, 14:49

GJIROKASTËR- Është zhvilluar ditën e sotme në fshatin Bularat të Gjirokastrës ceremonia e të 40-ave të minoritarit grek Konstandinos Kaçifas. Për të kryer homazhet në nder të tij, në varreza dhe në meshën e mbajtur në nder të tij kanë shkuar banorë të fshatit, nacionalistë të ardhur nga Greqia dhe deputeti i PBDNJ-së Vangjel Dule dhe ish-ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale, Spiro Ksera. 

Në qendër të fshatit kanë folur para mediave edhe familjarë të Kaçifas. Motra dhe kunati i tij kërkuan të vërtetën lidhur me vrasjen e 35-vjeçarit, ndërsa nëna e tij ka pasur një qëndrim më të ashpër duke u shprehur se ajo do të marrë hakun e tij. 

Kontrolle të rrepta u ushtruan në pikën kufitare të Kakavijës, ku rreth 235 grekë, mes tyre 3 gazetarë, u ndaluar të hyjnë në Shqipëri. Një pjesë e tyre ishin në listën e personave 'non grata', ndërsa të tjerëve iu janë gjetur flamuj dhe sende fyese. Një ndër ta ka qënë Panajotis Savidis. (LEXO KËTU)  

Të revoltuar që nuk mundën të hynin në Shqipëri, grekët për rreth një orë bllokuan anën greke duke shkaktuar edhe tensione me policinë kufitare.

Konstandinos Kaçifas u vra më 28 tetor pas një shkëmbimi me armë zjarri me forcat RENEA.(SHIKO KËTU) Për më shumë detaje nga ceremonia mortore e varrimit të Kaçifas (SHIKO KËTU), ndërsa për listën e personave 'non grata' të shpallur menjëherë pas ceremonisë së varrimit të tij. (LEXO KËTU)