Përleshja e tifozëve në 'Elbasan Arena', dhjetë tifozë të KF Tiranës shoqërohen në polici

10 Maj, 19:00 | Përditesimi: 10 Maj, 19:00

Në fundin e ndeshjes AF Elbasani 1-3 KF Tirana të zhvilluar sot në 'Elbasan Arena', policia ka shoqëruar dhjetë tifozë miq në komisariat. Gjithçka vjen pasi në fillimin e ndeshjes dhjetra ultras të të dyja skuadrave kapërcyen gardhet e tribunave dhe u futën në fushë duke u përleshur mes tyre. Tension pati edhe gjatë ndeshjes. Ndërhyrja e policisë solli qetësimin e situatës.

E.H/Shqiptarja.com