Përleshje në një klub nate në Greqi, 33-vjeçari shqiptar plagos me thikë të riun! 22-vjeçari i dëmtuar niset drejt spitalit por aksidentohet rrugës

12 Shkurt 2023, 17:05

Një episod i përgjakshëm është regjistruar orët e para të mëngjesit të së dielës jashtë një klubi të Artemisës në Greqi. Tre persona me origjinë shqiptare janë përleshur me një 22-vjeçar i cili ishte bodygard i lokalit të natës e më pas sherri ka agravuar duke e lënë të plagosur me thikë