Përmbytjet në Fushë-Krujë, kreu i degës së PD-së: Situata shqetësuese në Murqin, nuk pastrohen kanalet

21 Nëntor 2022, 10:50

Kreu i PD-së në Fushë Krujë, Agron Loka ka denoncuar situatën në të cilën ndodhet zona nga përmbytjet. Ai thotë se situata është shumë shqetësuese, ndërsa thotë se kjo situatë krijohet për shkak se nuk pastrohen kanalet kulluese.

“Situata në fshatin Murqin bashkia Krujë, është një situatë që përsëritet prej 10 vitesh. Nuk vjen vetëm për shkak të reshjeve të shumta që ndodhin. Jemi ende pa u futur në stinën e dimrit dhe situata është shqetësuese dhe dramatike. Niveli ujit po vijon të ngrihet. Arsyeja më e madhe është se këtu nuk pastrohen kanalet, prej 10 vitesh nuk vihet dorë në pastrimin e kanaleve të para dhe dyta. Situata e fermerëve është shqetësuese, këta fermerë jetojnë për bukën e gojës me kulturat që mbjeldhin. Janë të gjitha të dëmtuara”, thotë ai.