Përmbytjet në Kosovë, Shqipëria dërgon Ushtrinë në Kukës! Rama: Në mbështetje të banorëve që janë prekur! Ndërhyjmë po qe nevoja

21 Janar 2023, 09:45

Shqipëria i është gjendur pranë Kosovës edhe në këto të momente të vështira, ku ndodhet “nën pushtetin”  e ujit. Forca dhe mjete nga FA janë dislokuar në Kukës, në gatishmëri për të mbështetur banorët e disa prej komunave në Kosovë, të cilat janë prekur nga përmbytjet si pasojë e reshjeve të dendura ditët e fundit.