Përmbytjet në vend/ Çoçoli: Qytetarët nuk ankohen kot, nuk është bërë sa duhet! Zëvendës ministri i Bujqësisë: 8% e buxhetit vendor kompensim për të prekurit

25 Janar 2023, 20:30

I ftuar në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, eksperti i ekonomisë, Fatos Çoçoli tha se pavarësisht se zona e ultërsirës perëndimore ishte përmbytur herë pas here për shkak të reshjeve të shiut, qeveria ende nuk ka marrë masat e duhura për pastrimin e kanaleve të ujërave të larta ose ndërtimin e një hidrovori të ri.