eshjet e dendura të shiut në Vlorë jo vetëm përmbytën rrugë edhe shtëpi, por gjithashtu dëmtuan edhe shumë biznese.
Pronari i një dyqani ushqimesh tregon për gazetarin e Report Tv se biznesi i tij ka pësuar dëme të konsiderueshme.
Siç duket edhe nga pamjet e siguruara dyqani është akoma nën ujë. Madje pronari thotë se dëmi shkon deri në 5-6 milionë. Po ashtu ai thekson se nuk i ka shkuar asnjë njeri tjetër përveç gazetarit tonë Sokol Dema.
“Kam frigoriferët, kanë dalë jashtë loje, plus materialet e tjera. Dëmi shkon tek 5-6 milionë lekë të vjetra. Ca mundëm e lëvizëm, kaq sa arritëm. Ka ndodhur para 6-7 vitesh e njëjta situatë. S’kanë punuar hidrovorët. Mund të jenë 20-30 biznese në këtë zonë. Ti je i pari që vjen, asnjë s’ka ardhur”, thënë pronari i dyqanit për Report Tv.