Përplasi çiftin e pushuesve në breg të detit në Jalë, lë qelinë 37-vjeçari

20 Korrik 2022, 10:09

Gjykata e Vlorës ka përcaktuar masën e sigurisë ndaj Gjergji Priftulit, shtetasit që goditi me gomone dy pushues në plazhin e Jalës. Gjykata e Vlorës ka caktuar “Arrest në shtëpi” ndaj 37 vjeçarit. Seanca është drejtuar nga gjyqtar Hektor Sinanaj, ndërsa prokurore Erida Visoci.