Përplasi për vdekje 7-vjeçaren, lihet në burg Arjan Tase! Dëshmia në gjykatë: Nëse do rrotulloja skafin në anën tjetër, do vrisja familjen time

5 Gusht 2022, 15:29

Gjykata e Vlorës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për ish shefin e Komisariatit Arjan Tasen, i akuzuar për vrasjen e 7-vjeçares Jonada Avdia teksa drejtonte gomonen në plazhin e Potamit në Himarë. Në seancën gjyqësore, Tase nuk ka kundërshtuar masën e sigurisë dhe i ka kërkuar falje familjes së të miturës dhe policisë së Shtetit. “Ngushëllime familjarëve, falje policisë së shtetit”, ka thënë Tase. Gjithashtu në dëshminë e tij ka thënë se nuk donte të ndodhte, por nëse do të rrotullonte skafin në anën e kundërt, mund të kishte vrarë familjen e tij pasi në det ishte gruaja me djalin e madh dhe motra më dy fëmijët.