Përplasi për vdekje të riun sot në Kamëz, arrestohet efektivi i policisë dhe vëllai i tij! Tentuan të fshinin provat në vendin e ngjarjes! Dëshmitarja: Makina ishte me shpejtësi marramendëse

22 Korrik 2021, 13:44

Një efektiv policie është venë në pranga pasi ka përplasur vdekje një 26 vjeçar, në Kamëz. SHÇBA ka arrestuar Roxhers Milkurtin, 20 vjeç, punonjës policie pranë Komisariatit të Policisë Nr.4 Tiranë, dhe vëllain e tij shtetasin M.M., 22 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Pengimi për zbulimin e të vërtetës”.

Arrestimi i tyre u krye pasi duke qarkulluar me mjetin tip “Benz” në rrugën “Teuta”, në drejtim të rrethrrotullimit të Frutikulturës, Kamëz, sot rreth orës 00:15 aksidentuan mjetin motoçikletë tip “Suzuki”, me drejtues një 26-vjeçar, i cili ka humbur jetën menjëherë si pasojë e përplasjes. Paraprakisht dyshohet se shpejtësia ka qenë shkaku kryesor i aksidentit.