Përplasi për vdekjen 17-vjeçarin, Vasil Bollano me pranga në duar lë spitalin dhe drejtohet gjykatës

23 Dhjetor 2022, 13:32

Pasi përplasi për vdekje 17-vjeçarin Eljo Hamiti, ish-kryebashkiaku i Himarës Vasil Bollano ka dalë nga spitali i Vlorës me pranga në duar.

Ai është shoqëruar nga efektivë policie të cilët e kanë çuar në drejtim të gjykatës së Shkallës së parë ku pritet që t’i komunikohet masa e arrestit me burg.