Përplasja me armë në Elbasan, Nuredin Dumani lihet në burg, masa iu dha në spital

1 Prill 2022, 15:40 | Përditesimi: 1 Prill 2022, 18:47

Dumani u vu në pranga para dy ditësh vetëm pak orë pasi ishte plagosur pas përplasjes me armë që pati me Talo Çelën në Papër të Elbasanit. Pas atentatit ai u plagos dhe u strehua në Fier, por që u kap nga policia. Fillimisht u njoftua nga policia për BMW-në që u qëllua me breshëri dhe që ishte më targa të vjedhura në qytetin e Durrësit që në prill të vitit 2021. Mjeti BMW ishte i Nuredin Dumanit dhe pas shkëmbimit me armë zjarri që mendohet se ka pasur me Talo Çelën, braktisi makinën dhe u largua nga vendi i ngjarjes menjëherë pas të shtënave. Gjatë kontrollit policia gjeti në automjet një kallashnikov edhe një bidon me 5 litra benzinë.

r.k./Shqiptarja.com