Përplasja me armë në Laç, vdes njëri prej të plagosurve! 24-vjeçari ndërroi jetë gjatë natës në spitalin e Traumës

4 Maj 2025, 08:22 | Përditesimi: 4 Maj 2025, 16:39

Ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës 24-vjeçari Geri Bitri, një nga pesë të plagosurit e përplasjes me armë mesditën e së shtunës në Laç. 

24-vjeçari nuk ka mundur t'u mbijetojë plagëve të marra dhe ka gjetur vdekjen gjatë natës.

E.H/Shqiptarja.com