Përplasja me armë në Seregno, në Brianza të Italisë më 11 korrik, ka qenë mes dy grupeve rivale kalabreze

22 Korrik 2023, 22:59


Pas dy vëllezërve 28 dhe 48 vjeç, në pranga kanë përfunduar një 56-vjeçar, i vetmi i plagosur në pritë dhe dy djemtë e tij 31 dhe 29 vjeç. Akuzat janë për vrasje e mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje. 
Sipas karabinierëve, ka qenë një përplasje mes dy grupeve kalabreze. Tre të arrestuarit, që kanë qenë në një makinë dhe kanë qëlluar të parët mbi furgonin e dy vëllezërve, të cilët nga ana e tyre i kanë ndjekur duke qëlluar.