Përplasja me armë zjarri në Vlorë me djalin e kryeplakut të Kaninës, zbardhet dëshmia e policit: Më tha hajde pak te makina dhe më nxori armën! E qëllova disa herë para se të largohej

30 Prill 2022, 17:04 | Përditesimi: 30 Prill 2022, 17:04

Report Tv ka zbardhur dëshminë e efektivit të policisë Lisien Myrtaj, i cili u arrestua pas përplasjes me armë zjarri me djalin e kryeplakut të Kaninës, Juxhin (Aliaj) Todi. Ishte ky i fundit që e thirri të fliste me të dhe kur u afrua, e shau dhe nxori armën për ta qëlluar, tregoi efektivi. Në dëshmi, shpjegon se diçka nuk shkoi siç duhet pasi Juxhinit iu bllokua arma kur u shkrep ndërsa Myrtaj iu kundërpërgjigj menjëherë duke e qëlluar në pjesën e poshtme.

 

r.k./Shqiptarja.com