Përplasja me njerëzit e Agron Kapllanajt në Fier/ SPAK: Agjentët e BKH dhe efektivët u sulmuan pa asnjë motiv, po kryenin veprime për një hetim

16 Prill 2025, 16:11 | Përditesimi: 16 Prill 2025, 16:11

Tre persona mes të cilëve, dy nipërit e ish-kryebashkiakut të Mallakastrës, Agron Kapllanaj, u arrestuan pas përplasjes së mbrëmshme me agjentët e BKH në Fier. Hetuesit u sulmuan fizikisht, dhe pa asnjë motiv, sipas një njoftimi të SPAK-ut, ku saktësohet se ata ishin në krye të detyrës. Kapllanaj ka ofruar një tjetër version duke deklaruar se hetuesit nuk ishin identifikuar e madje sipas tij, kishin kërcënuar dhe punonjësit e kompanisë së tij.

    I.M/Shqiptarja.com