Përplasja me punëtorët e 'Eral Construction' në Bënçë për guroren, Auron Tare: Janë dhunuar të moshuar, pronarët më kërcënuan dhe më goditën në makinë! I kam denoncuar

18 Qershor 2021, 18:15

Aktivisti Auron Tare ka folur për Report Tv lidhur me përplasjen që ka ndodhur në fshatin Bënçë në Tepelenë mes punëtorëve të kompanisë ERAL CONSTRUCTION” dhe banorëve të zonës pasi këta të fundit protestuan kundër ndërtimit të një impianti për prodhimin e asfaltit që do të shfrytëzohet për ndërtimin e rrugës Tepelenë – Kurvelesh, me argumentin se ndot mjedisin.

Tare i cili ka qenë në mbëhstetje të banorëve tha se janë dhunuar nga pronarët e firmës “ERAL CONSTRUCTION” disa të moshuar por edhe vetë ai. Pasi ata i kanë kërkuar të largohet duke e kërcënuar, Tare tha se i kanë shkuar edhe në makinë duke e goditur 2 herë.