Përplasja në PD, Dashamir Shehi për Report Tv: Basha ta kishte zgjidhur me kohë, Berisha ta kuptojë se 'nuk mund të nusërohet 3 herë'! S'ka dramë nëse ikin të dy

21 Shtator 2021, 13:10 | Përditesimi i fundit: 2021-09-21 15:55:48

TIRANË-"Me PD pa PD, me Berishë pa Berishë, me Lul pa Lul do të ketë gjithmonë opozitë". Ky është thelbi i qëndrimit të një prej personazheve më besnikë të së djathtës shqiptare në këto 30 vite, Dashamir Shehit, për gjithçka po ndodh në PD me përplasjen Basha-Berisha.

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren e Report Tv, Danjela Maloku, Shehi deklaroi se si Basha dhe Berisha, të 2 kanë faj për situatën ku e kanë futur PD-në dhe se asnjë dramë nuk do të kishte nëse do të tërhiqeshin që të 2.