Përplasja për ekspertizën e vdekjes së 3-vjeçarit, Prokuroria kërkon të caktojë ekspertë të huaj: Ka konflikt interesi! Mjekësia Ligjore: Procedurat u kryen si duhet

14 Janar, 16:13

Ekspertiza për vdekjen e 3-vjeçarit, Brian Spahiu ka sjellë përplasje mes Prokurorisë së Tiranës dhe Institutit të Mjekësisë Ligjore. Prokuroria kërkon të caktojë ekspertë të huaj, ndërsa thotë se mjekët specialistë në vendin tonë, janë në konflikt interesi me personat në hetim. Mjekësia Ligjore thotë se të gjitha procedurat janë kryer si duhet.