Përplasja për vdekje e 7-vjeçares në Himarë, dita e dytë e protestës pranë Ministrisë së Brendshme

8 Gusht 2022, 19:59

Disa qytetarë janë grumbulluar pranë ministrisë së Brendshme këtë të hënë për të prostestuar për vrasjen e 7-vjeçares Jonada Avdia në plazhin Potam të Himarës. Edhe këtë herë, protesta është thirrur nga shoqëria civile. Në dallim nga protesta e 4 ditëve më parë kur qytetarët i lanë ultimatum kryeministrit Edi Rama që deri të hënën të shkarkonte ministrin e Brendshëm Bledi Çuçin, ministren e Turizmit, Mirela Kumbaro dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano, duke i akuzuar si përgjegjësit kryesorë për ngjarjen, sot kërkohet që të shkarkohen. Pavarësisht protestës së qytetarëve, nuk ka pasur asnjë reagim për dorëheqje të mundshme.

    No videos found.