Përplasje edhe në merkato, Partizani-Tirana duan Bathën/ Përgatitjet për Europën, bardheblutë rrezikojnë Hasanin, 'demat e kuq' kërkesë për të luajtur në Air Albania

23 Qershor 2023, 17:38

Pas garës deri në javën e fundit për kampionatin Partizani dhe Tirana po përplasen edhe në mërkato. Kryeqytetasit po përpiqen të përforcojnë sa më shumë skuadrat për ndeshjet europiane. Sakaq të kuqtë po negociojnë që ndeshjen ndaj Bate Borisov ta luajnë në Air Albania dhe jo në Elbasan Arena.